Donald Trump dhe Joe Biden

Reagon Biden pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve të inkriminimit të Trump: Procesi do të vazhdojë në Senat, shpresojë se do të mbajnë përgjegjësitë e tyre Kushtetuese

14 Janar 2021, 08:32| Përditesimi: 14 Janar 2021, 08:37

  • Share

SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka reaguar lidhur me inkriminimin e Donald Trump, i cili u votua dje në Kongres.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, ai tha se procesi do të vazhdojë në senat, duke shpresuar që institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Sot, në një votim dypartiak, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për inkriminimin dhe mbajtjen e përgjegjësisë së Trump. Tani procesi do të vazhdojë në Senat dhe shpresoj se edhe ata do të mbajnë përgjegjësitë e tyre Kushtetuese të lidhur me inkriminimin”, shkruan Biden në postim.

Një vendim historik është marrë ditën e djeshme në Dhomën e Përfaqësuesve, ku me 231 vota pro u vendosë inkriminimi i Donald Trump.

Akuzimi formalisht i Trump, erdhi pasi ai është përfshirë në nxitjen e protestave të dhunshme të javës së kaluar në SHBA, ku mbetën të vrarë 5 persona, 4 protestues dhe një polic.

Kjo nuk është hera e parë për Trump që çështja e inkriminimin votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi në fillim të vitit 2020 ai u akuzua për ndërhyrje pranë Presidentit ukrainas që të niste hetime ndaj rivalit të tij Joe Biden.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?