Aktori Amos Zaharia ishte banori që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big brother Vip, duke shkaktuar një sërë reagimesh në shtëpi. Olta Gixhari shpërtheu në të qara pas largimit të Amosit nga shtëpia, reagim që solli shumë diskutime nga banorët, por ajo që nuk pritej ishte reagimi nga Dea. Pas eliminimit të Amosit, Dea pati një debat me Oltën. Asaj i bëri përshtypje fakti që Olta qau aq shumë për largimin e Amosit duke thënë se i ishte dukur shtirje, pasi as kur u dha video e djalit të saj nuk qau aq shumë.
Duke folur me Tean, Diolën dhe Nitën, ajo tha se arsyeja pse ajo ka qëndruar gjatë kësaj kohe me Oltën, ka qenë vetëm Amosi. Ajo shtoi se ka pasur raste kur ka dashur të ndërhyjë në disa biseda, por Amosi nuk e ka zgjatur një çështje, për këtë arsye nuk ka reaguar as ajo. Dea tha se Olta nuk ka respekt për veten dhe po dyshon në karakterin e saj pasi sapo ka një debat me Luizin, ditën tjetër hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dea shtoi se reagimi i saj ndaj Oltës, ishte i tillë, pasi situata iu duk shumë teatrale. Gjatë bisedës ajo tha se nuk donte të dilte nga shtëpia këtë javë që është në nomin me Oltën dhe Tean.