Sociale

Reagon kompania ‘Shpërdhaza Energji’ në lidhje me protestën kundër ndërtimit të HEC-it në Kaçinar

2 Maj, 19:03| Përditesimi: 2 Maj, 19:09

  • Share

1746205736_protestaperhecinekacinar.jpg

Pas protestës së zhvilluar së fundmi para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nga disa banor që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit “Kaçinar”, kompania koncesionare “Shpërdhaza Energji” sh.p.k. ka reaguar zyrtarisht, duke i konsideruar pretendimet e protestuesve si të pabazuara në ligj dhe në kundërshtim me faktet dhe dokumentacionin zyrtar.

Sipas deklaratës së shpërndarë për mediat, kompania thekson se projekti është zhvilluar në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat ligjore, teknike dhe mjedisore të Republikës së Shqipërisë. Në reagimin e saj, kompania rendit një sërë dokumentesh dhe miratimesh të marra ndër vite nga institucionet qendrore dhe lokale, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshillin Kombëtar të Territorit, Bashkinë Mirditë, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe institucione të tjera shtetërore.

Reagimi i plote

Në lidhje me protestën e organizuar së fundmi para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), ndaj ndërtimit të HEC-it “Kaçinar” nga shoqëria “Shpërdhaza Energji” sh.p.k, dëshirojmë të sqarojmë publikun dhe median se çdo pretendim i shprehur nga protestuesit është i pambështetur në ligj dhe bie ndesh me faktet dhe dokumentacionin zyrtar.

Në vijim, po ju listojmë në mënyrë kronologjike të gjitha dokumentet dhe miratimet që janë marrë nga institucionet përkatëse të QEVERISË, të cilat janë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe që janë të domosdoshme për zhvillimin e këtij projekti.

1. MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË – Ka lidhur me shoqërinë

“SHPËRDHAZA” sh.p.k. Kontratën Koncesionare me Nr. 472 Rep dhe Nr. 290 Kol, datë

21.09.2015, pas një procedure të rregullt konkurruese, duke shpallur shoqërinë si ofertuesin më të

suksesshëm për realizimin e koncesionit “BOT” (Ndërtim–Operim–Transferim) për ndërtimin e

Hidrocentralit “Kaçinar”.

2. INSPEKTORATI SHTETËROR TEKNIK DHE INDUSTRIAL ka pajisur subjektin me Akt Miratimi Projekti nr. 306, datë 12.04.2016, në funksion të ecurisë së projektit.

3. MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË ka aprovuar zhvillimin e këtij investimi me shkresën nr. 148/25, datë 09.06.2017.

4. SHËRBIMI GJEOLOGJIK SHQIPTAR ka dhënë pëlqimin institucional për projektin me vendim nr. 1280 prot., datë 27.06.2017.

5. MINISTRIA E KULTURËS – KËSHILLI KOMBËTAR I RESTAURIMEVE ka dhënë autorizimin për zhvillimin e projektit me vendim nr. 342, datë 05.09.2017.

6. BASHKIA MIRDITË ka lejuar vijimin e procedurave të projektit përmes vendimit nr. 88, datë 25.10.2017, që lidhet me kontratën e qirasë.

7. KËSHILLI KOMBËTAR I UJIT – KËSHILLI I BASENIT UJOR MAT ka pajisur subjektin me vendim nr. 02, datë 31.05.2018, për përdorimin e ujit për energji elektrike.

8. KËSHILLI KOMBËTAR I UJIT – BASENI UJOR MAT ka lëshuar lejen nr. 160 prot., datë 07.06.2018, për shfrytëzimin e ujit në funksion të projektit hidroenergjetik.

9. BASHKIA MIRDITË ka nënshkruar me subjektin kontratën e qirasë nr. 3005 prot., datë 09.07.2018, për sipërfaqet pyjore të nevojshme për realizimin e projektit.

10. BASHKIA MIRDITË ka lëshuar vendimin nr. 28, datë 22.02.2019, për heqjen e fondit pyjor kullosor me qëllim zbatimin e këtij projekti.

11. PREFEKTI I QARKUT LEZHË ka miratuar vendimin e Bashkisë Mirditë përmes shkresës nr. 215/12 prot., datë 07.03.2019.12. MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT ka dhënë dakordësinë për vijimin e projektit me urdhrin nr. 138, datë 06.05.2019.

13. KËSHILLI I MINISTRAVE – KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT ka lëshuar vendimin nr. 25, datë 26.07.2018, për ndërtimin e hidrocentraleve HEC Kaçinar.

14. KËSHILLI I MINISTRAVE – KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT ka pajisur projektin me lejen e ndërtimit nr. 844/8, datë 21.05.2019.

15. MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË ka autorizuar zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit me marrëveshjen nr. 3000 Rep., nr. 830 Kol., datë 08.07.2023.

16. KËSHILLI I BASENIT UJOR MAT ka lëshuar vendimin nr. 7, datë 10.06.2024, për përdorimin e burimit ujor për një periudhë 35-vjeçare, në funksion të projektit energjetik.

17. BASHKIA MIRDITË ka lidhur me subjektin kontratën nr. 4234 prot., datë 07.11.2024, për zgjatjen e qirasë për një periudhë 10-vjeçare.

18. KËSHILLI I MINISTRAVE – KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT ka dhënë autorizimin për vijimin e punimeve në këtë hidrocentral me vendimin nr. 22, datë 01.08.2023.

19. BASHKIA MIRDITË – ka dhënë pëlqimin për zhvillimin e këtioj projekti në shkresën drejtuar Agjencisë së Zhvillimit të Territorit me Nr.2022/1,datë 08.11.2024.

20. KËSHILLI I MINISTRAVE – KËSHILLI KOMBËTAR I TERRITORIT ka pajisur subjektin me lejen e ndërtimit nr. 48/8, datë 25.11.2024, për ecurinë e mëtejshme të projektit.

21. BASHKIA MIRDITË ka saktësuar kufijtë dhe ngastrat për projektin përmes vendimit nr. 73, datë 31.10.2024.

22. BASHKIA MIRDITË – KËSHILLI BASHKIAK I BASHKISË MIRDITË - ka miratuar dhe nënshkruar kontratën e dhurimit me përfitime në favor të banorëve të zonës, ofruar nga subjekti privat si pjesë e angazhimeve të tij sociale.

23. AGJENCIA KOMBËTARE E MJEDISIT ka lëshuar shkresën për VNM aktive nr. 2624/1, datë 09.04.2025, duke konfirmuar vijimësinë mjedisore të projektit.

Shoqëria “Shpërdhaza Energji” sh.p.k. thekson se ndërtimi i HEC “Kaçinar” është një projekt që është zhvilluar në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat ligjore, teknike dhe mjedisore të Republikës së Shqipërisë. Gjatë një procesi të gjatë dhe të hapur, janë marrë të gjitha miratimet e nevojshme nga institucionet më të larta shtetërore dhe lokale, përmes procedurave transparente, të

ligjshme dhe të dokumentuara. Çdo pretendim për paligjshmëri është i pabazuar dhe bie ndesh me realitetin juridik të dokumentuar. Mbrojtja e interesit publik, e burimeve ujore, e mjedisit dhe e pronës publike ka qenë dhe mbetet prioritet gjatë gjithë ecurisë së projektit. Lejet dhe vendimet janë marrë jovetëm në përputhje me ligjin, por edhe me standardet më të larta të përgjegjësisë sociale dhe mjedisore. Kërkojmë nga institucionet, media dhe opinioni publik të mos bien pre e keqinformimeve dhe të mbështesin një projekt që kontribuon në zhvillimin ekonomik, energjetik dhe lokal të vendit tonë, duke respektuar plotësisht të drejtat e komunitetit dhe natyrës.


Lajmi kryesor:

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para Ministrisë së Energjetikës: Po na vjedhin ujin, Balluku të pezullojë punimet


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?