Monika Kryemadhi

Reagon Monika Kryemadhi, sulmon dhe drejtësinë: S’kam dijeni për masën e Gjykatës për mua dhe babanë e fëmijëve të mi! Po na bëhet gjyq publik, sulm i radhës ndaj opozitës

21 Tetor, 14:23| Përditesimi: 21 Tetor, 14:26

  • Share

1718199435_monika.png

Monika Kryemadhi

Menjëherë pas lajmit të arrestimit të Ilir Metës për pastrim parash dhe çështjen e lobimit, por edhe të caktimit të masës detyrim paraqitjeje ndaj saj, ka ardhur reagimi i Monika Kryemadhit.

Teksa e quan Metën “babai i fëmijëve të mi” dhe jo bashkëshort, ajo e cilëson si një “sulm të radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare” dhe si “lajme të servirura nga propaganda e qeverisë”.

Kryemadhi, në postimin e saj në FB, mohoi të kishte dijeni për masën e sigurisë dhe se “sapo të njoftohet, do përgjigjet me hapa ligjorë dhe publikë”.

Reagimi i Kryemadhit:

"Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.

Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

Duke nisur nga Inceneratorët dhe deri tek çdo betejë tjetër të drejtë, që po luftojmë për shqiptarët”.

Reagimi i Monika Kryemadhit


Lajmi kryesor:

Skandali i lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin! Ja akuzat (VIDEO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?