Reperi Mozzik ka reaguar pas lajmit për arrestimin e tij në aeroportin e Prishtinës.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet për arrestim, por thotë se në prani të avokatit ka dhënë deklaratë për orën e dorës ‘Richard Mille” me vlerë 1.5 milionë euro.
Mozzik mohon gjithashtu edhe pretendimet që ka borxh 500 mijë euro ndaj Tatimeve të Kosovës.
“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta - vetëm rrena dhe shpifje. Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin - dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, ka shkruar ai në Instagram.
Lajmi kryesor:
FOTOT/ Me orë 1.5 mln euro, reperi i njohur Mozzik arrestohet në aeroportin e Prishtinës, reagon këngëtari dhe mohon pretendimet
V.GJ /ReportTv.al
