Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook për çështjen e detit, ku Greqia dekretoi zgjerimin e tij me 12 milje në detin Jon.
Ai në postimin e tij është shprehur se fakti që kryeministri merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet, siç shkruan edhe ai është një skandal i madh.
Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë bën avokatin e një shteti që dëmton rëndë interesat e vendit.
Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti.
Ky vendim i Greqisë solli një sërë reagimesh në Shqipëri nga eksponentë të opozitës , të cilët e kanë konsideruar si një përmbushje të axhendës greke në dëm të Shqipërisë.
Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, që të shkohet në një gjykatë ndërkombëtare.
E verteta para zgjedhjeve per pislleqet e Rames eshte e dhimbeshme
PërgjigjuE nxjerr ndonjehere koken ti se duhet te fitosh rrogen.
PërgjigjuNishani burre me ....dhe me mustak besnik i Birishes ... busti tij te ngrihet be sheshin Skanderbeg
Përgjigju.,. Nishani burre pa bo...,
Jari Magjari
Përgjigju