Politikë

Akuzat për blerje votash, kreu i PS në Kurbin kallëzim në polici: Shpifje, duan të dezinformojnë opinionin publik

8 Maj, 22:57| Përditesimi: 9 Maj, 00:11

  • Share

Situata elektorale në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e tensionuar. Një tjetër denoncim është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Kurbin, të cilët pretendojnë se janë bërë objekt i akuzave dhe lajmeve të rreme, që përfshijnë pretendime për shitblerje votash dhe madje paralajmërime për arrestime të disa prej tyre.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj, i cilësoi akuzat si të pabaza dhe pjesë e një fushate për të diskredituar figurat e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve.

“Po përballemi me shpifje të mirëorganizuara që kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin publik dhe të krijojnë panik. Nuk ka asnjë provë për këto pretendime, ndaj i konsiderojmë si sulme politike që synojnë të dëmtojnë fushatën tonë,” deklaroi Palaj. 

Kryetari i PS Kurbin kërkoi nga institucionet përgjegjëse të hetojnë këto raste dezinformim

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?