Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku shprehet se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira për të përmirësuar dhe ruajtur marrëdhëniet, për më tëpër për të ardhmen, pa thyer marrëveshjet që kanë me njëra-tjetrën. Ajo thekson se SHBA apo Bashkimi Evropian nuk janë vënë në pozitën imponuese për një zgjidhje të situatës konfliktuale që kanë të dyja shtetet ndër vitet me njëra-tjetrën, por qëndrojnë të bashkuara për të ndihmuar në zgjidhjen më të mirë të mundshme për t’i ardhur në ndihmë të dyja vendeve pa përjashtim.
Donfried ka thënë se edhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka efekte në Ballkanin Perëndimor edhe në Shqipëri dhe këto janë të lidhura. Ajo thotë se për vendet e Ballkanit Perëndimor tani ekziston mundësia për të ecur përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik.
‘Kjo mundësi është aty për Serbinë dhe Kosovën. Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje. Ne po përpiqemi të jemi një forcë që sjell ndryshime të mira. Besoj thellësisht se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Serbisë e shohin të ardhmen e tyre si anëtarë të plotë të komunitetit të Euro-Atlantik. Bashkimi Evropian prej vitesh ka ushqyer dhe po nxit një dialog. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë dialog, sepse ne besojmë se është rruga që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të plota të komunitetit Euro-Atlantik. A ka vendime të vështira që duhet të marrin Kosova dhe Serbia? Absolutisht. A do të jemi aty për t’i mbështetur ato ndërsa marrin këto vendime të vështira? Patjetër’, tha ajo.
Ajo gjithashtu tha se SHqipëria i ka mbështetur të dyja vendet në mundësinë e një zgjidhjeje të duhur dhe shuarjes së konflikteve.
‘Ne e dimë që edhe Shqipëria do të jetë aty për t’i ndihmuar këto vende të marrin këto vendime të vështira. Por ne nuk mund t’ua imponojmë atyre. Ato duhet të duan atë të ardhme dhe të jenë të gatshme të marrin vendimet, që mund të duken të dhimbshme, nëse ajo është e ardhmja që duan. Po e përsëris, ne do të jemi përkrah tyre, por ne vetëm mund të ndihmojmë dhe të përpiqemi ta sigurojmë atë të ardhme. Kosova dhe Serbia janë ato që duhet të bëjnë punën e vështirë’, tha Donifried.
Oj Zonje populli i Kosoves e falenderon SHBA per ndihmen edhe sot por mareveshtjet ishin te gabuara dhe me presion ndaj Kosoves qe te pranonte sidomos vendodja e REZOLLUTES 1244 dhe ASOCIACIONI i Komunave Serbe ,pse nuk lexoni historine e Shqiptareve qe nga viti 1913 sa Shqiptare nga Kosova u detyruan te largohen nga vendi nga shtypja Serbe,pse nuk flisni per Luginen e Presheves dhe te pyesni veten se si jetojne ata ne Serbi ,kur Serbet ne Kosove i gezojne te gjitha privilegjet e njeriut,ja ku e jap mendimin tim ndoshta nuk ju pelqen por do e them pse esht e verteta neqoftese sot Serbia dote levize ti bashkohet perendimit me pjesemarje me sankcionet kunder Rusise dote shperblehet nga perendimi ku e gjithe Kosova doti kthehet Serbise.
Përgjigju