Zyra Arsimore në Fier tha se "janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme", referuar helmimit të një dite më parë të rreth 60 nxënësve të shkollës "Janaq Kilica".
"Situata e shkaktuar përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë", thuhet një reagim zyrtar.
Nisur nga paniku që u krijua pas transportimit me urgjencë të një nxënëseje në spital, u raportua se vajza ishte shtatzënë, ku medua cituan drejtuesen e zyrës arsimore. Por ja shpjegimi që jepet:
"Ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim. Drejtuesja e Zyrës Arsimore, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital", thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
Helmimi në gjimnazin e Fierit, në hetim 2 nxënës të shkollës! Shahini: S'do lejojmë tensionet politike të stisura nga opozita
G.M./ReportTv.al