Christian Eriksen

Real dhe Barca bindin Eriksen për të mos rinovuar, presidenti i Genoa-s mohon ofertat e Milan për Piatek

16 Janar 2019, 16:22| Përditesimi: 16 Janar 2019, 16:30

  • Share

Christian Eriksen, një nga futbollistët më të spikatur të Tottenham, po vonon rinovimin me klubin londinez. Mediat në Spanjë shkruajnë se pas këtij refuzimi qëndron Real Madrid-it dhe Barcelona, dy klube të cilat prej vitesh ndjekin situatën e danezit.

Trekuartistit i skadon kontrata në verën e vitit 2020 dhe në rast se nuk rinovon deri në janarin e vitit të ardhshëm atëherë do të jetë i lirë të negociojë më cilindo klub që dëshiron. Për momentin si Barcelona ashtu dhe Reali Madridit po presin duarkryq pasi për të transferuar Eriksen, presidenti i Tottenham Daniel Levy ka kërkuar 250 mln euro.

Në Itali vijon ‘saga’ e transferimit Higuain te Chelsea. Bomberi argjentinas I Milanit ka munguar në fotografinë që klubi ka bërë para ndeshjes së Superkupës dhe kjo është përkthyer si një sinjal I qartë largimi. Nga ana tjetër presidenti I Xhenoas, Preciozi, ka mohuar që “djalli” të ketë bërë një ofertë për Kristof Piontek.  Në një deklaratë për mediat ai është shprehur: “Kanë qenë vetëm thashetheme pasi deri më tani nuk ka asgjë serioze. Nëse një ofertë monstruoze vjen në drejtimin tonë atëherë do ta diskutojmë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mjekësia/ 3 vite punë me detyrim ose paguaj studimet, si e vlerësoni?