Diego Simeone qetëson Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

29 Shtator, 22:56| Përditesimi: 29 Shtator, 23:02

  • Share

La Liga në Spanjë zhvilloi këtë të diel ndeshjet e mbetura për javën e tetë. Gjithçka nisi në mesditë, ku Celta Vigo dhe Girona barazuan 1-1. Ndërkohë sot spikat derbi i Madridit mes Atletico dhe Real. "Galaktikët" kërkojnë të përfitojnë nga humbja e Barcelonës dhe të afrohen në renditje.

Në 'Metropolitano' u ndërpre përkohësisht derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridit. Teksa po zhvillohej minuta e 68-të e takimit, tifozët e ekipit vendas filluan të hidhnin disa mjete të forta në drejtim të Thibaut Courtois, portierit të Real. Kjo e detyroi gjyqtarin e takimit që ta ndërpriste takimin për disa minuta dhe të dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Pas ndërprerjes së ndeshjes, kapiteni Koke dhe trajneri Diego Simeone u futën në fushë në përpjekje për t’i qetësuar tifozët. Kujtojmë se momentalisht Real Madridi ishte duke udhëhequr me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Eder Militao në minutën e 64-të.

Pas afro 10 minutash situata u qetësua dhe skuadrat u rikthyen në fushën e lojës për të rinisur gjithçka aty ku e lanë.

Në "Balaidos" Celta Vigo dhe Girona barazuan 1-1. Ishim miqtë nga Katalonja që kaluan në epërsi në minutën e 38-të, teksa nuk ia dolën që të mbanin epërsinë. Vetëm nëntë minuta nga fundi i ndeshjes, veterani Iago Aspas vendosi ekuilibrat dhe bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.

La Liga, raundi 8:

E diel, 29 shtator 2024

14:00 Celta Vigo 1-1 Girona

16:15 Ath. Bilbao 1-1 Sevilla

18:30 Betis 1-0 Espanyol

21:00 Atletico Madrid - Real Madrid

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?