Hansi Flick dhe Carlo Ancelotti

Real Madrid 0-4 Barcelona, Hansi Flick: Djemtë meritojnë një ditë pushimi më shumë! Ancelotti: Debati në pankinë? S'e kisha me trajnerin

27 Tetor, 20:53| Përditesimi: 27 Tetor, 20:59

  • Share

El Clasico e djeshme foli për Barcelonën që në "Bernabeu" fitoi 0-4 kundër Real Madrid, me djemtë e Hansi Flick që e bënë një nga sfidat më të rëndësishme në botë të duhej si shumë e lehtë.

Tanimë katalanasit shkëputen gjashtë pikë më shumë se "Galaktikët" në krye të La Ligës. Ndërkohë për mediet folën trajnerët Hansi Flick dhe Carlo Ancelotti.

“Ky moment nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me ekipin, tifozët dhe klubin. Të gjithë jemi të lumtur, por tani po mendojmë për tifozët sepse ata e meritojnë. Jam krenar për këtë ekip, veçanërisht me portierin Inaki Pena. Jemi mbrojtur shumë mirë. Kur fillova këtu, doja të krijoja një mjedis ku lojtarët mund të jepnin maksimumin. Mentaliteti i tyre është brilant. Nuk ishte e lehtë ndaj Real Madrid, por u mbrojtëm shumë mirë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Pas kësaj fitoreje, i kam dhënë lojtarëve dy ditë pushim shtesë”, deklaroi Flick.

Nga ana tjetër Ancelotti shpjegoi konfliktet me pankinën e Barçës, duke thënë se nuk e kishte me Flick.

"Natyrisht që është një humbje që dhemb, por nuk duhet të hedhim poshtë gjithçka, sepse nuk ka asgjë për të hedhur. Për 60 minuta luajtëm shumë mirë, ndërsa 30 të fundit ishin për t'u harruar.

Debati me pankinën e Barcelonës? Nuk ka asnjë problem me Flick, një nga ndihmësit e tij nuk u soll si zotëri gjatë festimeve”, ka thënë mes të tjerash tekniku italian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?