Sport

Real Madrid dhe Paris SG mbeten thatë, paga e 'çmendur' bind De Gea-n të rinovojë me United

16 Shtator 2019, 18:06| Përditesimi: 16 Shtator 2019, 18:10

  • Share

Davi De Gea i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen pasi sot portieri ka firmosur kontratën e re të cilën do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2023. Portierit spanjoll i përfundonte kontrata me ‘djajtë e kuq’ qershorin e  ardhshëm dhe pritej që të largohej me parametra zero, pasi për të ishin të interesuara skuadra me shumë emër në Europë.

Flitej se për De Gea-n Real Madrid do të bënte çmos, por shumë i interesuar ishte shfaqur edhe klubi sheik i Paris SG.

Gjithsesi këto tashmë i përkasin të kaluarës pasi De Gea pas 8 vitesh ka hedhur sërish të zezën mbi të bardhë. Te United De Gea do të përfitojë 14 mln euro në sezon, duke e bërë portierin me pagën neto më të madhe në futboll.

Për rinovimin e kontratës De Gea është shprehur: “Është një privilegj për mua të kaloja 8 vite, të ky klub i shkëlqyer. Të vazhdoj akoma karrierën këtu është me të vërtetë një nder i madh për mua. Nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja 350 ndeshje për Juanjtid. Tani e ardhmja ime është zgjidhur dhe gjithçka që dua të bëj, është të ndihmoj ekipin të fitojë trofe.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?