La Liga në Spanjë zhvilloi këtë të dielë katër nga ndeshjet e javës së 30-të. Në "Bernabeu", Real Madrid nuk e llogariti Athletic Bilbaon dhe e mposhti 2-0. Për djemtë e Ancelottit deçiziv ishte braziliani Rodrygo me dopietë në minutat 8 dhe 73.
Në mungesë të një sulmuesi "race", italiani i stolit hodhi nga minuta e parë si sulmues Bellingham. Me këtë sukses "Galaktikët" vijojnë të jenë në krye të La Ligas me 75 pikë, tetë më shumë se Bracelona e vendit të dytë.
Po sot, Celta Vigo dhe Vallecano barazuan pa gola, ndërsa Girona u rikthye te suksesi pasi mundi 3-2 Betisin. Ndërkohë Real Sociedad fitoi 0-1 me Alaves.
Renditja: