Toni Kroos u largua nga futbolli i luajtur me klube dhe pas Euro 2024 me Gjermaninë do "var këpucët në gozhdë" në moshën 34-vjeçare. Pas 10 vitesh në Madrid, me largimin e tij Kroos ka lënë një boshllëk të madh në mesfushën e madrilenëve.
Reali ka gjetur tanimë zëvendësuesin e gjermanit dhe atë sërish te Bayern Munich, njësoj siç vepruan me Kroos. Ka qenë e përditshmja katalanase ‘Mundo Deportivo’ që ka raportuar se Reali ka identifikuar Joshua Kimmich si zëvendësuesin e Kroos në 'Santiago Bernabeu'.
Bisedimet e para kanë filluar mes agjentëve të futbollistit dhe klubit, me 'Los Blancos' që e duan me çdo kusht transferimin e gjermanit. 29-vjeçari është i hapur për t'u larguar nga Bayerni pas nëntë viteve qëndrim në 'Allianz Arena', teksa klubi bavarez kërkon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.
Në garë për Kimmich janë edhe Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.