Real Madrid 0-0 Rayo Vallecano

Sport

Real Madrid hap fals në derbi, barazimi 'shterpë' i jep Gironës kreun e La Ligas

5 Nëntor 2023, 23:03| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 23:04

  • Share


Real Madrid dhe Rayo Vallecano barazuan 0-0 për javën e 12-të në La Ligan spanjolle të futbollit. Në "Bernabeu" derbi i vogël i kryeqytetit spanjoll nuk prodhoi gola, me "Galaktikët" që bëjnë një hap fals dhe i japin kreun e renditjes Gironas. Edhe pse me "artilerinë e rëndë" në fushë, të besuarit e Ancelottit nuk dolën te goli i shumëdëshiruar. Te Rayo mungonte Ivan Balliu, me miqtë që ndalën një nga skuadrat më të forta në botë në barazimin 0-0. Pas javës së 12-të, Real Madrid me 29 pikë është në vendin e dytë të renditjes, dy më pak se Girona që po tregon se është "Hirushja" e këtij sezoni duke kryesuar kampionatin. Rayo Vallecano me 18 pikë mban pozitën e nëntë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Real Madridi 'ngec' në shtëpi dhe i fal kreun e La Ligas Gironas! Valencia mposht me penallti Granadën, Uzuni në fushë 82 minuta


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?