Real Madrid është bërë me dhimbje koke për shkak të Garreth Bale. ‘Galaktikët’ po përpiqen të gjejnë një blerës, por uellsiani nuk heq dorë nga paga aktuale që është mbi 15 mln paund neto në sezon, ç’ka ka trembur të gjithë klubet në Europë.
Sezonin që u mbyll 31-vjeçari ngrohu stolin, por dy vitet e mbetura në kontratë pritet t’i kushtojnë shumë shtrenjtë Real Madridit. Kjo pasi paga bruto e Bale në sezon duke përfshirë taksat shkon në mbi 30 mln paund, ç’ka do të thotë se në total Real Madrid do paguaj mbi 61 mln paund.
Komento