Sport

Real Madrid i jep leksion Liverpool-it dhe hipotekon gjysmëfinalet, Manchester City mposht me vuajtje Dortmundin

7 Prill 2021, 12:28| Përditesimi: 7 Prill 2021, 14:54

  • Share

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League Real Madrid mposht 3-1 Liverpool dhe hipotekon fazën gjysmëfinale. Në stadiumin “Alfredo Di Stefano” protagonisti më i madh i mbrëmjes ishte brazilini Vinicius që shënoi dy gola. Vinicius së pari dërgoi në rrjet një pasim të bukur të Kroos në minutën e 27-të dhe në minutën e 65-të mbylli llogaritë e takimit me golin e tretë. Marco Asensio ishte ai që e dërgoi ndeshjen në 2-0 rezultat ky që mbylli pjesën e parë. Liverpooli bëri shumë gabime në mbrojtje dhe mban gjallë shpresat falë golit të shënuar nga i zakonshmi Salah në fillimin e fraksionit të dytë. Real Madrid më pranë gjysmëfinaleve ndërsa Liverpoolit i duhet një tjetër mrekulli.

Më shumë nga parashikimet vuajti Manchester City në ndeshjen tjetër çerekfinale ndaj Dortmundit. Ekipi i Guardiolës fitoi 2-1 në ishull ndërsa ishte De Bruyne që zhbllokoi takimin. Më pas emocione pati në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ku gjermanët barazuan me Reus dhe ishte Foden që në limite i dha fitoren Cityt. Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur dhe do vendoset pas 8 ditësh në Gjermani./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?