Rodri

Real Madrid interesohet për Rodrin e Man. Cityt

5 Shtator, 22:04| Përditesimi: 5 Shtator, 22:09

  • Share

Merkatoja e verës sapo u mbyll, por kjo nuk i pengon drejtuesit e Realit të Madridit që të mendojnë që tani për goditjen e radhës.

Sipas mediave spanjolle, madrilenët kanë shënjestruar që tani objektivin e radhës për vitin 2025: ai është Rodri i Manchester Cityt.

Mesfushori spanjoll është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Guardiolës dhe ka një kontratë me kampionët e Anglisë deri në vitin 2027.

Kartoni i lojtarit vlerësohet 130 milionë euro, një shifër e lartë, por jo e papërballueshme për një klub si Reali, që çdo sezon u dhuron tifozëve një blerje të bujshme.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?