Sport

Real Madrid ngec në shtyllë, Napoli fiton pas dy muajsh

23 Dhjetor 2019, 10:30| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 10:33

  • Share

Tre barazime radhazi. Real Madrid harron të fitojë dhe humb kryesimin duke lënë Barcelonën të vetme me 2 pikë avantazh. Pas Barçës ku barazoi pa gola në mesjavë edhe mbrëmë në “Santiago Bernabeu” skuadra e Zidane ngeci tek shtyllat dhe nuk shënoi dot. Real Madrid -Atletic Bilbao u mbyll pa gola. Los Blancos i shkuan shumë herë pranë golit por Kroos, Nacho dhe Jovic u ndalën nga shtylla. Ndeshja e radhës është derbi i vogël i Madrid-id ndaj Getafes në 4 janar.

Atletico Madrid fitoi takimin e dytë radhazi. Në “Benito Villamarin” djemtë e Diego Simeones triumfuan 2-1 ndaj Real Betis me golat e Angel Correa dhe Alvaro Moratës. Golat u shënuan në pjesën e dytë ndërsa Atletico Madrid ngjitet në vend të katërt.

Në Serinë A Napoli rikthehet tek fitorja pas 8 ndeshjesh e dy muajsh. Vjen edhe gëzimi i parë për trajnerin Gattuso në drejtimin e napoletanëve pasi mposhti në frymën e fundit Sassuolon 2-1. Vendasit e mbyllën fraksionin e parë në avantazh me golin e Traore ndërsa Napoli përmbysi gjithçka në 45 minutat e dyta. Fillimisht barazoi Allan me një gol të bukur dhe në kohën shtesë autogoli i Obiang vulosi fatin e takimit./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?