Rodrigo Hernandez Cascante (Rodri)

Sport

Real Madrid ofron 115 milionë euro për Rodrin

25 Korrik, 15:11| Përditesimi: 25 Korrik, 15:12

  • Share

Real Madridi është gati të trondisë merkaton e verës me një ofertë marramendëse prej 115 milionë eurosh për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri (Rodrigo Hernandez Cascante). Sipas asaj që raporton 'The Sun', 'Galaktikët' tashmë nën drejtimin e Xabi Alonsos, po përgatiten për një tjetër goditje të madhe në mesfushë, duke kërkuar të sigurojnë shërbimet e spanjollit që fitoi 'Topin e Artë'.

Rodri, i rikthyer pas një dëmtimi serioz në ligamentin e gjurit, ka qenë sërish elementi kyç në mesin e fushës për skuadrën e Pep Guardiolës. Kontrata e tij me Cityn përfundon në vitin 2027 dhe aktualisht nuk ka sinjale për rinovim nga asnjë palë.

Kjo situatë ka nxitur interesimin e Real Madridit, që e sheh 28-vjeçarin si pasardhësin ideal për t’i besuar trashëgiminë e rëndë të legjendave Toni Kroos dhe Luka Modric, dy prej figurave më emblemantike të suksesit të dekadës së fundit në "Santiago Bernabeu".

Mbetet për t’u parë nëse Manchester City do të jetë i gatshëm të lërë të largohet një prej shtyllave të skuadrës së tyre dhe nëse vetë lojtari do të joshet nga rikthimi në La Liga (ka qenë pjesë e Atletico Madrid).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?