La Liga në Spanjë është në raundin e gjashtë. Në "Bernabeu" Real Madridi fitoi 4-1 Espanyolin, teksa miqtë nga Katalonja hodhën në fushë Marash Kumbullën nga minuta e parë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa autogoli i Courtois hapi ndeshjen. Carvajal, Rodrygo, Vinicius dhe Mbappe (penallti) përmbysën ndeshjen. Pas javës së gjashtë Real Madrid me 14 pikë mban vendin e dytë.
Nga ana tjetër Espanyol me shtatë pikë ndodhet në pozitën e 13-të. Villarreal nesër pret Barcelonën, me katalanasit që kërkojnë ta dërgojnë diferencën në katër pikë, teksa mbajnë kreun.