Në Spanjë Real Madrid ka prezantuar blerjen më të re të ardhur nga Flamengo. Braziliani Reiner është marrë për 30 mln euro plus pesë të tjera në formë bonusesh, duke iu shtuar kështu kolonisë braziliane te Real Madrid, pasi në këtë klub bëjnë pjesë Marcelo, Casemiro, Militao dhe Vinicius Junior.
Në prezantimin e tij 18-vjeçari nuk i ka mbajtur dot lotët teksa në monitor shfaqeshin momentet e tij më të mira te Flamengo, ndërkohë që para të pranishmëve ka deklaruar: “Ka qenë shumë e vështirë të lë gjithçka vetëm për futbollin. Tani që jam këtu mund të them se ia ka vlejtur.”
Fillimisht Reiner do ti bashkohet Real Madrid Castilla ose ndryshe ekipit B që drejtohet nga Raul.