Xabi Alonso

Sport

Real Madrid prezanton Xabi Alonson më 26 maj, kontratë 3-vjeçare

23 Maj, 15:32| Përditesimi: 23 Maj, 15:38

  • Share

Real Madrid është gati të nisë një epokë të re në pankinë. Sipas raportimeve nga e përditshmja spanjolle Marca, Xabi Alonso do të prezantohet si trajneri i ri i "Galaktikëve" më 26 maj, duke marrë stafetën nga Carlo Ancelotti pas përfundimit të sezonit aktual.

Ish-mesfushori i njohur i Realit dhe së fundmi trajner i suksesshëm i Bayer Leverkusen pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin madrilen. Alonso ka bërë bujë në futbollin evropian me mënyrën e tij moderne dhe efikase të drejtimit, duke e kthyer Leverkusen në një skuadër dominuese në Bundesligë.

Menjëherë pas zyrtarizimit trajneri i ri pritet të fillojë përgatitjet për Kupën e Botës për Klube, ku Real Madrid do të përballet në ndeshjen e parë më 18 qershor kundër skuadrës Al-Hilal nga Arabia Saudite.

Stafi i Xabi Alonsos do të përfshijë emra të njohur si Sebas Parrilla, Alberto Encinas dhe Ismael Camenforte Lopez, ndërsa një tjetër figurë kyçe që do të mbetet në organikën e ekipit është Antonio Pintus. Përkundër spekulimeve të fundit, trajneri legjendar i përgatitjes fizike do të vijojë rolin e tij në klub, duke garantuar vazhdimësi në aspektin atletik.

Zgjedhja e Xabi Alonsos konfirmon strategjinë e Real Madrid për të ndërtuar një projekt afatgjatë me një trajner modern, të lidhur emocionalisht dhe historikisht me klubin. Në "Santiago Bernabeu" është ndezur një tjetër faqe e re dhe tifozët mezi presin të shohin vizionin e Alonsos në fushë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?