Luka Modric është simboli i Real Madrid. Në moshën 37-vjeçare, kroati ka edhe pesë muaj kontratë me "Galaktikët". Skuadra e milionerëve kërkon që të rinovojë me kroatin, duke i vendosur kusht që të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.
"Onefutboll" bën me dije se Real kërkon ta vendosë me "shpatulla pas murit" kapitenin e Kroacisë, që të lërë kombëtaren e tij dhe të fokusohet te ekipi spanjoll, duke parë edhe moshën e tij.
Kjo do të ishte një goditje e rëndë për skuadrën kroate, pasi Modric është kapiteni që ka vendosur rekord me paraqitjet e tij. Deri më tani ka luajtur 162 ndeshje, duke shënuar 22 gola.
Me kombëtaren kroate, Modric fitoi medaljen e bronztë në Botërorin "Katar 2022". Veç tij, edhe sulmuesi Karim Benzema dhe mesfushori Toni Kroos do të jenë së shpejti pa kontratë te Real Madrid, teksa pritet oferta e re për ta.