Kylian Mbappe

Sport

Real Madridi është perfekt, fiton 1-2 në Sociedad me dhjetë futbollistë

13 Shtator, 18:57| Përditesimi: 13 Shtator, 20:52

  • Share

Real Madridi ka ruajtur ecurinë perfekte në La Liga, duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Real Sociedad, pavarësisht se luajti për më shumë se një orë me dhjetë lojtarë.

Skuadra e Xabi Alonsos e nisi ndeshjen mirë dhe kaloi në avantazh në minutën e 12-të me golin e Kylian Mbappe. Megjithatë, situata u komplikua pas gjysmë ore lojë, kur Huijsen u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit.

Edhe pse në inferioritet numerik, madrilenët gjetën forcën për të dyfishuar rezultatin në fund të pjesës së pare. Një aksion personal i Mbappe në krahun e majtë u finalizua me asist për Arda Guler, i cili shënoi për 0-2. Në fraksionin e dytë, baskët shtuan presionin dhe arritën të ngushtonin diferencën me një penallti të shndërruar në gol nga Oyarzabal në minutën e 56-të. Përpjekjet e vendasve për të barazuar nuk mjaftuan dhe “Galaktikët” morën tri pikë të arta.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në kuotën e 12 pikëve, pesë më shumë se Barcelona, duke regjistruar katër fitore në po aq ndeshje. Ndërkohë, Real Sociedad mbetet me vetëm dy pikë, ende në kërkim të fitores së parë të sezonit.

 

 

S.Dh/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?