Kalimi te Real Madrid nuk i ka sjellë fat Kylian Mbappe, që me kombëtaren e Francës vijon te jetë ‘shterpë’ sa i takon golave të shënuar.
Mbappe ka mundur të shënojë vetëm një herë në tetë ndeshjet e tij të fundit për kombëtaren e Francës, kundër Polonisë nga një goditje dënimi në Euro 2024.
Francezi nuk arriti të gjente rrjetën në katër ndeshjet e tjera në Euro. Ai gjithashtu ngeci kundër Kanadasë në një miqësore dhe kundër Italisë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi u fut nga stoli në pjesën e dytë kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve, por nuk mundi të shënonte më. 25-vjeçari e ka nisur sezonin me tri gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat.