Superkupa e Europës

Real-Atletico 'luftë' për Superkupën e Europës, Ramos: Do fitojmë edhe pa Ronaldon

15 Gusht 2018, 08:37| Përditesimi: 15 Gusht 2018, 09:52

  • Share

Derbi i parë madrilen mes Real dhe Atletico do të luhet për trofeun e Superkupës së Europës. Sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në Talin të Estonisë në një stadium me kapacitet vetëm 13 mijë vende do të “luftohet” për trofeun e parë sezonal në Europë.

Real Madrid luan ndeshjen e parë zyrtare pa Cristiano Ronaldon dhe me trajnerin e ri Julen Lopetegui. Nuk ka dilema dhe në portë do të luajë Navas dhe jo Courtois ndërsa skema që do përdorë tekniku spanjollë pritet të jetë 4-4-2 me skuadrën që pritet ta udhëheqin Bale dhe Asensio.

Trajneri Julen Lopetegui nuk ka dashur të flasë për merkato dhe për Modric që vijon të lidhet me Interin ndërsa ka thënë se ndeshja ndaj Atleticos është e rëndësishme dhe se Reali do vijojë të shkruajë historinë duke fituar tituj.

Kapiteni Sergio Ramos është i bindur që Reali do vijojë të fitojë trofe edhe pa Ronaldon ndërsa Marcelo i ka mbyllur derën Juventusit duke konfirmuar se do qëndrojë tek madrilenët. Formacionin më të mirë pritet të ketë edhe Atletico ku nga të rinjtë pritet të debutojë vetëm Thomas Lemar ndërsa Diego Costa dhe Griezmann pritet të udhëheqin sulmin e skuadrës së Simeones.

Pjesa tjetër do jetë me Oblak dhe në mbrojtje Godin, Gimenez, Filipe Luiz e Juanfran. Ndërkaq në mesfushë titular do jenë Koke dhe Saul. Tekniku argjentinas thotë se emocionet mund të ndikojnë në këto ndeshje por ai sqaron se nuk ndihet inferior.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?