Real-Frankfurt, një ‘super kupë’ që shënon edhe risinë historike! Çfarë ndodh sonte në Helsinki

10 Gusht 2022, 10:46| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 12:18

  • Share

Reali i Madridi dhe Eintracht Frankfurti do të përballen sot për ‘kurorën’ Superkupës së Evropës, një sfidë që do të ketë edhe një risi absolute. Për herë të parë në histori do të përdoret sistemi gjysmë-automatik i pozicionit jashtë loje. Ky sistem është testuar në 188 ndeshje të ndryshme, por këtë herë do të aplikohet për herë të parë zyrtarisht. Ky sistem do ti jap mundësinë gjyqtarit të marrë një vendim në lidhje me pozicionin jashtë loje brenda 20-25 sekondash, sigurisht pasi të jetë konsultuar me sallën e VAR, duke mos ulur në këtë mënyrë ritmin e lojës.

Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe ai i Ligës së Evropës do t’i matin forcat në mese vete në ndeshjen që do të luhet në Helsinki të Finlandës. Madrilenët mundën Liverpoolin me rezultat 1:0 në finalen e Championsit, e cila u zhvillua në “Stade de France”. 

Carlo Ancelotti, i cili u bë trajneri i parë që e fitoi Championsin katër herë, pret lojë të vështirë për ekipin e tij, ndërsa e ka vlerësuar lartë kundërshtarin e sontëm, i cili në finale të Europa Leagues e kishte mundur Glasgoë Rangers përmes penalltive.

“Sezonin e kaluar, Frankfurti arriti diçka speciale sepse nuk ishte njëri prej favoritëve”, ka thënë trajneri italian, teksa gjermanët e kishin eliminuar edhe Barcelonën ndër të tjera.

Frankfurti do ta bëjë sonte debutimin në Superkupë, ndërsa do të luajë me Realin për herë të parë që nga finalja e Kupës së Evropës në vitin 1960, kur gjiganti spanjoll fitoren 7:3 në “Hampden Park”.

“Të luash në Superkupën e Evropës do të thotë se ke qenë i suksesshëm, që ke fituar dhe që e ke bërë një punë të mirë”, thotë portieri i Frankfurtit, Kevin Trapp.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fansi realit: 10/08/2022 11:01

    forc real madriddddd,halamadrid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?