Modric dhe Ancelotti në ndeshjen e fundit

Sport

Reali mbyll sezonin me emocione të forta, Kroos e Ramos në Madrid për lamtumirën e Modric! Ancelotti i përlotur (VIDEO)

25 Maj, 10:56| Përditesimi: 25 Maj, 11:01

  • Share

Në La Liga dhe konkretisht në stadiumin Bernabeu ka qenë ditë e emocioneve të mëdha dhe jo për shkak të fitores 2-0 kundër Sociedad.

Populli madrilen i dha duartrokitjn e fundit Luca Modric, i cili pas 13 vitesh u largua si lojtari më me shumë trofe në historinë e Real Madrid. Për ta përshëndetuar nuk mungoi Toni Kroos, por edhe Sergio Ramos i cili kishte udhëtuar nga Meksika.

Me të njëjtin rekord Bernabeu përshëndeti trajnerin Carlo Ancelotti, i cili nga sot është i lirë dhe pritet të firmosë me Brazilin. Për italianin ishte një ditë ku nuk mund ti kursente dot lotët, pasi me Realin siç e theksoi ka kujtime të jashtëzakonshme.

Ndeshja e fundit edhe për Lucas Vazques, i cili pas 10 vitesh largohet nga madrilënet, por duke arritur kuotën e 400 ndeshjeve si ‘galaktik’.

 

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?