Carlo Ancelotti ka reaguar pasi fjalët e tij u keqinterpretuan dhe lajmi se Real Madrid nuk do marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube në 2005 u pa si fakt i kryer.
Pas këtyre keqkuptimeve, italiani i Real Madrid ka sqaruar të vërtetën, me Realin që do jetë pjesë e këtij eventi.
"Në intervistën time për ‘Il Giornale’, fjalët e mia për Botërorin e Klubeve nuk janë interpretuar siç duhet", tha Ancelotti.
Për këtë deklaratë ka reaguar dhe vetë klubi “Los Blancos”, duke thënë: “Nuk ka pasur kurrë dyshime, ne do të jemi në Kupën e Botës dhe jemi krenarë që luftojmë për të fituar trofe për fansat tanë."