Foto ilustruese

Sport

Reali pa Zidane dhe Ronaldo, i 'dorëzon' Atletico-s Super kupën e Europës

16 Gusht 2018, 01:10| Përditesimi: 16 Gusht 2018, 01:13

  • Share

Atletiko Madrid ka bërë të sajën Super kupën e Europës pas një ndeshje spektakolare në Talin ku mundi 4-2 Realin.

Në 90 minuta lojë, të dyja skuadrat e mbyllën kohën e rregullt duke shënuar nga dy herë. Për Atletikon, heroi ishte Diego Kosta me dy gola, ndërsa për Realin shënuan Benzema dhe kapiteni Ramos me penallti.

Mirëpo, u desh koha shtesë për të vendosur “mbretin” e Evropës dhe Atletiko u tregua e pamëshirshme ndaj “kushërinjve”. Fillimisht ishte Saul i cili shënoi një super gol me një goditje në hyrje të zonës. Më pas, Koke çoi në 4 numrin e golave duke vulosur sfidën dhe duke i dorëzuar trofeun skuadrës së tij.

GOLAT

104′ Koke shton emrin e tij në listën e golashënuesve të ndeshjes.

98′ Goli i Saul kalon në avantazh 3-2 Atletikon

79′ Sërish ai, shënon bomberi Diego Kosta

63′ Goli i avantazhit, shënuar nga Ramos

28′ Goli i barazimit nga Benzema

2′ Goli i Diego Kostës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?