Jude Bellingham dhe Florentino Perez

Real-i pagoi 103 milionë euro, Bellingham me numër legjendar: S'ndjek paratë, jam në klubin më të madh në botë

15 Qershor 2023, 14:17| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 14:19

  • Share

Real Madridi prezantoi atë që shihet si pasuesi i Zinedine Zidane, mesfushorin Jude Bellingham. Galaktikët paguan 103 milionë euro te Dortmund për të blerë anglezin, me 19-vjeçarin që ka firmosur deri në 2028, me të drejtë edhe për dy sezone të tjera. Mesfushori edhe në mënyrë simbolike ka marrë numrin 5, që më herët është mbajtur nga Zidane.

Ceremonia ishte e shkurtër dhe fillimisht foli Florentino Pérez, me presidentin që i uroi mirëseardhjen në klub.

“Është një ditë e mrekullueshme për ata prej nesh që janë të apasionuar pas Madridit të jemi krenarë për atë që ky klub do të thotë për botën. Ne gjithmonë themi se një pjesë thelbësore e suksesit të klubit është që lojtarët të ndjejnë se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Real Madridit. Sot duhet të ndihemi krenarë, vjen një nga më të mirët në botë. Dhe ai është këtu sepse donte, mund të shkonte në ekipin që donte, por ka zgjedhur të luajë për Real Madridin”, tha presidenti i Real.

Në fjalën e tij, anglezi tha se ishte i bindur për të veshur fanellën e Galaktikëve dhe se nuk e bëri për para. Nuk mund të mos përmendej edhe Zidane.

"Përshëndetje tifozë të Realit, dua të falenderoj të gjithë personat që janë këtu në ditën më të rëndësishme të jetës time. Dita ime e parë në klubin më të madh në botë. Dua të falenderoj familjen time dhe të gjithë personat që bënë të mundur që unë të transferohesha këtu. Paratë nuk janë shumë të rëndësishme për mua, nuk mendoj kurrë për paratë kur marr vendime të tilla. Futbolli është sporti që unë dua. E adhuroj ndjesinë që më jep Real Madridi dhe kam folur menjëherë me Borussian për të bërë të mundur këtë gjë sa më parë.

Dua të falenderoj Vallejo-n që më dha numrin 5. Unë e admiroj Zidanin dhe është një numër që më inspiron. Nuk dua të jem si ai, sepse jemi të ndryshëm, por jam i lumtur që do të mbajë veshur këtë numër. Është një nder për mua”, tha ndër të tjera Bellignham.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?