Sport

Reali rikthehet te fitorja me përmbysje, por ja episodi që po bën xhiron e botës

10 Mars 2019, 23:07| Përditesimi: 10 Mars 2019, 23:09

  • Share

Pas dështimeve radhazi në Kupë dhe Champions League, Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në kampionat përballë Real Valladolid në transfertë 1-4.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke fituar një penallti, por nuk e shndërruan në gol. Megjithatë gjetën golin me Anuar. Por Reali bëri përmbysen e madhe duke shënuar katër herë në portën e vendasve me Raphael Varane, dy herë Benzema dhe Modric në fund vulosi gjithcka.

Ndeshja e sotme ka bërë xhiron e botës, jo vetëm për golat, por edhe një episod që lidhet me arbitrat. Ishte minuta e 14, kur sulmuesi i Valladolid shënoi, por arbitri anuloi golin, ndërsa për të sqaruar dyshimet priste komunikimet me arbitrat e VAR-it. Por, brenda dhomës së VAR-it nuk kishte asnjë arbitër para monitorëve, për të sinjalizuar kryesorin për vendimin.

Dhoma e arbitrave te VAR-it bosh

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?