Pamje nga operacioni

Realizohej vetëm në klinika të specializuara nëpër botë, kryhet për herë të parë te 'Shefqet Ndroqi' operacioni i rrallë

10 Prill, 18:45| Përditesimi: 10 Prill, 19:32

  • Share

Realizohet për herë të parë një operacion i rrallë në mjekësinë shqiptare. Rezeksioni i trakesë tek “QSR Tiranë Shefqet Ndroqi” u krye tek një pacient 30-vjeçar që ishte diagnostikuar me një stenozë të rëndë të trakesë dhe fistul trakeo-ezofageale, si pasojë e intubimit të zgjatur.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

“Në këtë ndërhyrje tepër komplekse që realizohet vetëm në klinika shumë të specializuara nëpër botë, pacientit iu realizua rezeksion prej 3 cm i pjesës së sipërme të trakesë dhe u realizua anastmoza e suksesshme trakeo-laringeale”, shkruan Rama.

Rama i shpreh mirënjohje ekipit të mjekëve dhe infermierëve qw realizuan me sukses ndwrhyrjen: Prof. as. Fatmir Caushi, dr. Shkencave Ilir Skenduli, dr. Alban Hatibi, dr. Fahri Kokiqi, dr. Eljana Shima, dr. Shkencave Ilir Peposhi dhe infermiereve Manushaqe Osma, Valbona Bulku si dhe Mirjeta Almeta.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?