Pamje nga ndërtimi i Urës së Tapizës

Politikë

Realizohen 48% e punimeve për ndërtimin e Urës së Tapizës, Rama: Përfundon brenda vitit, do të garantojë transport të sigurt

12 Korrik 2021, 18:07| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 18:15

  • Share

48% e punimeve për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, kanë përfunduar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe shton se projekti do të përfundojë brenda vitit

‘Vijon puna për ndërtimin e Urës së Tapizës, pjesë e rrugës nacionale Tiranë - Shkodër, ku deri tani janë realizuar 48% e punimeve. Projekti që do të përfundojë brenda vitit do të garantojë transport të sigurt për udhëtarët e këtij aksi’- shkruan Rama.

Ura e vjetër e Tapizës ishte ndërtuar në vitin 1973 dhe në raportin e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me ARRSH dhe Institutin e Ndërtimit pas inspektimit të të gjitha urave në vend, kjo urë u klasifikua tek veprat e amortizuara ndjeshëm. Tërmeti i 26 nëntorit e rëndoi edhe më shumë gjendjen e kësaj ure, duke bërë të domosdoshëm shembjen e saj dhe ndërtimin e urës së re.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?