Realizohet dokumentari ‘Në Kujtim’ në Shkodër në nder të mjeshtrit të madh Kujtim Alija! Nismëtari i rikrijimit të Orkestrës Frymore të qytetit

14 Qershor 2022, 16:01| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 16:05

  • Share

Puna, kontributit dhe momentet më të vyera nga jeta e Mjeshtrit të Madh që dirigjoi për 3 dekada me radhë Festivalin Kombëtar të fëmijëve, Kujtim Alija është përkujtuar këtë herë përmes një dokumentari “Një kujtim” në Shkodër. Miq, të afërm dhe dashamirës sollën çaste kujtimesh mbi rolin e tij ndër vite në zbulimin e talenteve të reja në muzikë.

 “Një kujtim”, është dokumentari kushtuar muzikantit dhe mjeshtrit, dirigjent të Festivalit Kombëtar të këngës për fëmijë Kujtim Alija.

Të afërm, miq dhe kolegë të figurës emblematike të qytetit u bënë bashkë  në “Kinema Milenium” në Shkodër.

 “Kujtimi na mungon ne si mik, si shok si bashkëpunëtor. I mungon qytetit si një artist i rëndësishëm, shumë i spikatur si një mësues dhe edukator kaq shumë artistëve të talentuar.”- Zef Çoba, mik dhe koleg

 “Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Pas viteve ’90 për ta mbajt festivalin gjallë dhe nga ana tjetër për të ardhë duke e rrit pa dyshim është meritë e profesor Kujtimit” Manjolla Lloja, Producente ekzekutive e Festivalit për Fëmijë

Emocionet e përjetuara mbi dokumentarin, nuk munguan as tek bashkëshortja e dirigjentit, Ermira Aliaj.

“E kam thënë gjithmonë që Kujtimi ka qenë kupola e një kërpudhe që e ka trungun me shumë fije. Është prish kupola, po fijet janë dhe u dha shembulli në festival që ka me qenë një kupolë e madhe.”- Ermira Aliaj Bashkëshortja

Drejtues mbi 3 dekada i Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë, dokumentari “Një Kujtim” për dirigjentin Kujtim Alija erdhi në jubileun e 60-të të Festivalit  të fëmijë.

 Muzikanti shkodran Alija u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare, në gusht të vitit 2021 por gjatë gjithë jetës së tij pati një ndikim të madh në jetën kulturore të Shkodrës ku ai ishte dhe nismëtari i rikrijimit të Orkestrës Frymore të qytetit në vitin 2008.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 15/06/2022 01:30

    RESPEKTE PER ALIAJN...

    Përgjigju
  • Makiwa71: 14/06/2022 18:01

    E kam pas shok në shkollën e muzikës Prek Jakova , djal artist , shumë i zoti , i respektueshëm , muzikant shumë i aftë. Respekt , për punën e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?