Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses në spitalin e Vlorës. Një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin për shkak të komplikacioneve nga diabeti, ka rifituar ndjeshëm shikimin falë ndërhyrjes së suksesshme.
Rasti u bë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila e vlerëson spitalin rajonal të qytetit bregdetar si një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.Teksa shpreh mirënjohje për ekipin mjekësor, ministrja thotë se një rezultat i tillë vjen edhe falë investimeve të reja.
"Spitali Rajonal i Vlorës, një qendër ekselence rajonale për shërbimet e okulistikës.
Së fundmi, u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 59-vjeçar, i cili kishte humbur shikimin nga komplikacionet e diabetit. Pas trajtimit, ai rifitoi ndjeshëm pamjen dhe shpresën për një jetë më të pavarur.
Ky rezultat behet me domethenes falë investimeve në kabinetin e ri të okulistikës, të pajisur me teknologji moderne dhe paketat e rimbursuara të vitrektomisë, që garantojnë trajtime falas, pa nevojë për referim në spitale të tjera.
Mirënjohje për ekipin mjekësor: Dr. Kemal Ylsek, Dr. Edmond Isufaj, Dr. Dilaver Haskaj, Dr. Ëngjëll Lazaj, Dr. Odela Risilia dhe infermiere Kleoniqi Mustafaraj”, shkruan ministrja.
Komente
