Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit

23 Korrik, 21:25| Përditesimi: 23 Korrik, 21:28

  • Share

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit të një pacienti.

Këtë e ka bërë me dije, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila përmes mnjë postimi në rrjetet sociale shkruan se pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit.

Koçiu tha se fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit. Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor të cilët morën pjesë në këtë operacion të vështirë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 01/08/2024 20:02

    Me vjen shume keq kur lexojme keto lajme. Keto operacione jane kryer dhe do kryhen gjithnje ne Shqiperi. Nuk e kuptoj se pse vete ministrja e Shendetesise e ben kete postim ?! Deshiron te tregoje qe mjekesia po ndryshon?! Apo kjo ndodhi fale suportit nga ministria?! Boll me keto postime boshe. Permiresoni kushtet per mjeket dhe per pacientet dhe populli do ta kuptoje vete ndryshimin!

    Përgjigju
  • albatros: 23/07/2024 21:53

    Korrekte do ishte të përmendrshin mjekët. Pastaj falenderimi i …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?