Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, dy mësuesit që ndërtuan shkollën në Skrapar

Sociale
Top 24

Realizuan ëndrrën e banorëve dhe ndërtuan një shkollë të re, shteti "kap" në faj dy mësuesit: Kur nuk bën mirë, pse bën keq?!

25 Shtator 2018, 19:34| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 21:01

  • Share

Skrapar- Gjatë kësaj vere të gjallë e të mbushur me ngjarje, spikati një prej tyre që bëri xhiron e rrjetit. Ishin dy mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho, që ndërtuan një shkollë të re për nxënësit e fshatit Vëndreshë Mal në Skrapar. 17 shtatori i gjeti fëmijët në një shkollë të re, ndërkohë që dy mësuesit në bashkëpunim me bashkinë e Skraparit vendosën të rregullonin shkollën e fshatit Therepel.

Por këtu, duket se kanë nisur edhe problemet.

Mësuesi Donald Dervishi, në një status në Facebook, informon se Inspektoriati Shëndetësor në Berat, nuk i ka lejuar të vijojnë punën pasi, në këtë shkollë po zhvillohen edhe orë mësimi.

Në reagimin e tij, Dervishi sqaron se punimet po kryhen në pjesën e jashtme të kësaj shkolle dhe nuk kanë lidhje me procesin mësimor.

"Populli thote: "Kur nuk ben mire, keq pse bene? Se cfare pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh...",-shkruan Donald Dervishi.

Reagimi i plotë:

Miq, ju kujtohet qe ne, ne bashkepunim me Bashkine Skrapar filluam te benim disa rregullime te shkolles se fshatit Therepel per nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila eshte shkolle vartese e shkolles "Ferit Bregu" Vendreshe.
Ju kujtohet besoj.
ISHSH-ja Berat (INSPEKTORIATI SHTETEROR SHENDETESOR BERAT) na ka ardhur diten e dyte te shkolles per kontroll dhe na paska gjetur me "gabime", ku shprehimisht shkruan : "Ne nje pjese te shkolles po kryehet mesim, ne pjesen tjeter po behet rikontruksion i shkolles".
Populli thote: "Kur nuk ben mire, keq pse bene?"
....
Se cfare pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh...

KETE DINE TE BEJNE, ME DEMEK INSPEKTORET E ISHSH BERAT, POR QE I KEMI NGA SKRAPARI.
TURP T'JU VIJE, QE NUK ARRINI TE KUPTONI QE PUNIMET NE PJESEN E JASHTME TE SHKOLLES, NUK KANE PENGUAR VAZHDIMIN E PROCESIT MESIMOR!
Po nga nje ane nuk keni faj, se me nje dite inspektim justifikoni rrogen per 6 (gjashte) muaj... 
***
Te Faleminderit o shtet qe mban ne pune njerez te paafte!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?