24 orët çmenduri e përshkruajnë mediat ndërkombëtare situatën me të cilët u përball Britania e Madhe këtë fundjavë.
Ka kaluar një javë prej sulmit të ndodhur në një klasë kërcimi me temën Tayor Swift në Southport, ku u vranë tre vajza të mitra dhe pasoi me një lumë trazirash të dhunshme në të gjithë vendin.
Racistë, huliganë që sulmojnë të huajt, myslimanët dhe hotelet e azilkërkuesve ishin trazirat e shfaqura nga e djathta ekstreme teksa shfaqet në gjueti të emigrantëve duke i vënë zjarrin disa qyteteve në Angli dhe Irlandën e Veriut.
Në Rotherham protestuesit kundër imigracionit thyen xhamat e Holiday Inn Express, 10 policë u plagosën. Në Bolton grupet myslimane duke thirrur Allah Akbar u përleshën me protestuesit e ekstremit të djathtë. Turma të mëdha protestuesit u mblodhën para xhamisë në Middlesbrough.
Skenat tronditëse dhe ajo që po ndodh në Angli kanë pushtuar faqet e para të mediave botërore. Sekretari i Brendshëm thotë se burgjet janë fati për pakicën e kriminelëve dhe rebelët që po kryejnë trazira në Mbretërinë e Bashkuar. Mbi 140 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.
Shpërthimi i trazirave ka ndezur edhe debatet politike në vend, ku ish-sekretari i brendshëm Piti Patel kërkon nga parlamenti të mblidhet për t’u marrë me situatën.
Në Mbretërinë e Bashkuar ndodhet një komunitet i madh shqiptarësh që punojnë dhe jetojnë në qytete të ndryshme, por deri tani nuk raportohet për shqiptarë të arrestuar apo të përfshirë në trazira. Shumë prej azilkërkuesve kanë fjetur në pyll për t’i shpëtuar rebelëve
Një takim urgjent i COBRA do të mbahet në Downing Street pasi rebelët dhe shumë nga e djathta ekstreme, sulmuan hotelet ku strehonin azilkërkuesit.