Rebelët Houthi

Rebelët Houthi godasin katër kabllo komunikimi nënujor në Detin e Kuq që lidhin Europën me Azinë

26 Shkurt, 18:41| Përditesimi: 26 Shkurt, 18:43

  • Share

Tre muaj pasi rebelët Houthi filluan sulmet ndaj anijeve tregtare, kanë kryer një tjetër sulm kërcënues. Media izraelite “Globes” ka mësuar se katër kabllo komunikimi nënujore në Detin e Kuq janë shkatëruar nga rebelët jemenas. Ato i përkisnin Jeddah-s në Arabinë Saudite dhe Djibouti në Afrikën Lindore.

Sipas raportimeve ato ishin kabllo që i përkisnin kompanive AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të linjave të internetit midis Evropës dhe Azisë, me dëmin më të madh që është ndjerë në vendet e gjirit dhe Indisë. Vlerësohet se dëmi në aktivitetet komunikative është i rëndësishëm por jo kritik pasi kabllo të tjerë kalojnë përmes të njëjtit rajon të cilat lidhin Azinë, Afrikën dhe Europën dhe që nuk janë dëmtuar. Riparimi i dëmeve të këtyre të kabllove nënujore mund të marrë të paktën 8 javë sipas vlerësimeve dhe përfshin ekspozimin ndaj rrezikut të organizatës terroriste Houthi. Kompanitë telekomunikative do të duhet të shikojnë për kompani që do të pranojnë të ndërmarrin riparimin e dëmeve dhe të paguhen me një premium të lartë ku përfshihet edhe rreziku i sulmeve.

Kablloja EIG lidh Europën juglindore me Egjiptin, Arabinë Saudite, Djibouti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë.

AAE-1 lidhte Azinë lindore me Europën përmes Egjiptit. Seacom, nga ana tjetër lidhte Europën, Afrikën dhe Indinë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?