Një anije është sulmuar në brigjet e Jemenit në Detin e Kuq. Sulmi në anije erdhi pasi kërcënimet janë shtuar nga rebelët Houthi të Jemenit për anijet tregtare në zonë për luftën Izrael-Hamas në Gaza. Gjenerali Yahya Saree tha se një njoftim i rëndësishëm do të vinte së shpejti.
Firmat private të inteligjencës Ambrey dhe Dryad Global konfirmuan se sulmi ndodhi pranë ngushticës vendimtare Bab el-Mandeb që ndan Afrikën Lindore nga Gadishulli Arabik, raporton Timesofisrael.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha më vonë se anija komerciale norvegjeze cisternë e quajtur STRINDA, u sulmua nga ajo që vlerësohet të ketë qenë një raketë e lundrimit kundër anijeve (ASCM) e lëshuar nga një zonë e kontrolluar nga Houthi në Jemen. Sulmi shkaktoi zjarr dhe dëme, por pa viktima.
CENTCOM Statement on missile attack in the Bab-el-Mandeb
— U.S. Central Command (@CENTCOM) December 12, 2023
At around 4 p.m. EST on December 11, the Motor Tanker STRINDA was attacked by what is assessed to have been an Anti-Ship Cruise Missile (ASCM) launched from a Houthi controlled area of Yemen while passing through the… pic.twitter.com/OJDoubAU2D