Bota

VIDEO/ Siri, rebelët i vënë flakën varrit të babait të Bashar al-Assad

11 Dhjetor 2024, 15:57| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 16:10

  • Share

Varri i babait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad është djegur sot nga luftëtarët rebelë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shohim teksa rebelët qëndrojnë pranë varrit të djegur të Hafez al-Assad në fshatin stërgjyshëror të familjes Qardaha në provincën perëndimore Latakia.

Hafez al-Assad, i cili ishte babai dhe paraardhësi i presidentit të rrëzuar, vdiq në vitin 2000. Ai mori pushtetin në vitin 1970 dhe ishte arkitekti i Sirisë moderne, duke krijuar një sistem të ‘përça dhe sundo’ për të ruajtur pushtetin e tij.

Djegia e varrit të Hafezit vjen pasi djali i tij u largua nga Siria pas një ofensive rrufe të udhëhequr nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij.

Sirianët në të gjithë vendin dhe në mbarë botën kanë shpërthyer në festime, pasi duruan pesë dekada të sundimit nga klani i tij që pa këdo që dyshohej për mospajtim, të futej në burg ose të vritej.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 235 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?