Asllan Dogjani

Politikë

‘Rebelimi’ i Dogjanit, KAS e ndalon të hyjë në qendrën e rinumërimit: Policia të marrë masa për largimin e tij

23 Qershor, 14:22| Përditesimi: 23 Qershor, 14:34

  • Share

1750681538_dogjanirinumerimi.JPG

Pas debatit për procesin e rinumërimit, ku hodhi akuza se po i ‘vidhen’ votat duke ia shpallur të pavlefshme, KAS ka ndaluar Asllan Dogjanin të hyjë në qendrën e rinumërimit në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Në shkresë, KAS thotë se Dogjani ka shkelur vazhdimisht rregullat dhe ka vazhduar me sjelljen e tij të papranueshme ndaj numëruesve dhe anëtarëve të këtij organi.

KAS i kërkon policisë që të mos lejojë Dogjanin në ambientet e qendrës së rinumërimit.

“KAS vendosi të kërkojë ndihmën e policisë në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” për të larguar nga mjediset ku po zhvillohet numërimi shtetasin Asllan Dogjani, i cili në mënyrë të përsëritur ka shkelur rregullat e vëzhgimit të procesit, duke intimiduar numëruesit dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e KAS-it. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të ruajtur qetësinë dhe për të respektuar rregullat e z.Dogjani ka vazhduar me sjelljen e papranueshme, për këtë arsye KAS vendosi t’i ndalojë Asllan Dogjanit qëndrimin e tij në ambientet e pallatit të sportit dhe t’i kërkojë policisë që të marrë masa për largimin e tij, gjerësisht të mos lejojë futjen e tij në mjediset ku po zhvillohet numërimi. “, thuhet në vendim.


Lajmi kryesor:

Rinumërimi për Tiranën, hapen 50% e kutive! PD humb 309 vota, PS 223, edhe Mundësisë i zbriten 12


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?