Receta

Reçel kajsie me fara chia nga zonja Albana

27 Maj, 11:41| Përditesimi: 27 Maj, 11:42

  • Share

Reçel kajsie me fara chia

Përbërësit:

  • 500 gr kajsi të pjekura
  • 2-3 lugë gjelle mjaltë ose 80 gr sheqer
  • 1 lugë çaji lëng limoni
  • 2 lugë gjelle fara chia
  • Pak vanilje ose kanellë për aromë

Përgatitja:

Kajsitë i lajmë, i qërojmë nëse duam (ose i lemë me lëkurë për më shumë fibër), i presim në copa të vogla. Vendosim kajsitë në një tenxhere të vogël me sheqerin ose mjaltin, lëngun e limonit dhe pak ujë (rreth 2 lugë). I ziejmë në zjarr të ulët për 10-15 minuta, duke i shtypur me lugë druri derisa të bëhen si pure. I heqim nga zjarri dhe shtojmë farat chia. I përziejmë mirë dhe i lëmë të pushojnë për 20 minuta që reçeli të trashet.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?