Gjellë me patate dhe salcë domate
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 2 qepë
- 2 lgj salcë domate
- 1 spec i kuq
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Kaurdisim qepët e prera në kubikë me yndyrë, shtojmë patatet e prera në kubikë mesatare, specin e kuq si dhe salcën e domates. E mbulojmë sipërfaqen me ujë, rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e lemë gjellën të gatuhet.
Komento