Politikë

Receta e re mjekësore, Rama: Do aplikohet nga 1 gushti! Më shumë siguri për qytetarët, përmirëson ndjekjen e trajtimeve

30 Korrik, 21:32| Përditesimi: 30 Korrik, 21:53

  • Share

Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ky model i recetës së re ‘ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekëve’. Më tutje, kreu i qeverisë rendit modelet e recetës.

“Nga 1 gushti, Receta e re mjekësore hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat.

Ky model i ri i recetës, ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekut;

Përcaktim i detyrueshëm i diagnozës për të udhëzuar saktë farmacistin

Mjekët do të kenë mundësinë te lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë

Emërtim gjenerik, dozë dhe mënyrë përdorimi si elementë të domosdoshëm për të shmangur keqkuptimet

Firmë dhe vulë nga farmacisti, si garanci për origjinën dhe sigurinë e trajtimit”, shprehet Rama.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?