Receta e verës së ngrohtë që përgatit mjeku popullor Ylli Merja, do t’ju mbajë larg sëmundjeve për një kohë të gjatë

27 Dhjetor 2021, 14:32| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 14:43

  • Share

Në rubrikën e përjavshme  Bima dhe shëndeti” në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ mjeku popullor Ylli Merja tregoi një mënyrë shumë të thjeshtë se si personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme si diabeti etj, mund të konsumojnë verë pa dëmtuar organizmin.

Ja cilët janë përbërësit që do t’ju duhen sipas mjekut alternativ Ylli Merja:

Që vera ti ruaj të gjitha elementët që ka të shëndetshëm për organizmin, flavonoidet, vitaminën c si dhe kënaqësinë e të pirit verë paavrësisht sasisë së alkoolit. Ne duam që ta bëjmë këtë verë që të jetë balancuese për tensionin e gjakut njëkohësisht të na sjellë pak rininë. Nëse kemi mender, nenexhik, pak rigon që rregullon pehashin në stomak, 2-3 degëza  mente, pak kanellë,  pak jamball që është ndër bimët më ët fuqishme antivirale, dhe shtojmë në të pak gozhda karafili. Tashmë kjo quhet një verë aromatike.

Vera mund të përgatitet me përbërësit e lartpërmendur por mund ti shtohen edhe përbërës të tjerë për t’i dhënë  veti të tjera të mira në organizëm:

Nëse duam që kësaj vere ti japim cilësi që të na rinojë pak mund ti shtojmë vetëm fruta pylli një deri në dy lugë gjelle, vera do të bëhet e mrekullueshme. Ka shumë njerëz që kanë probleme me tensionin dhe ndër bimët më të para që do të jenë frutat e murrizit, hollon arteriet, tonifikon punën e zemrës nuk e lë atë tensionin të shkojë njëherë 18-20 njëherë 8 ose 9. Këta përbërës mund të hidhen në 500 ml verë.  

Sipas mjekut popullor receta e kësaj vere mund të konsumohet edhe nga fëmijët nëse e hollojmë me ujë dhe i shtojmë mjaltë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?