Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Shëndeti

Receta elektronike edhe në QSUT, Manastirliu: Lehtësohen pacientët, transparencë me barnat e rimbursueshme

3 Shtator 2018, 14:53| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 14:55

  • Share

Receta me rimbursim online edhe në QSUT. Rreth 90 mjekë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë nisur të përshkruajnë recetën elektronike përmes sistemit të e-recetës, duke patur mundësi të shohin në sistem edhe historikun e trajtimit të pacientit.

Pacientët do të kenë më pak procedura burokratike për recetën me rimbursim si dhe do të kenë më shumë siguri sa I takon trajtimit të tyre, pasi përpos evidentimit online të pacientit, me recetën elektronike eleminohet mundësia e gabimit njerëzor në përshkrimin e barnave me rimbursim.

Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shtrirja e recetës elektronike në QSUT është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të transparencës dhe kontrollit të barnave me rimbursim. Mjekët e QSUT-së i bashkohen 1400 mjekëve të rajonit të Tiranës, Kamëz-Vorës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Dibrës dhe Lushnjes që tashmë përdorin recetën elektronike. 

Sistemi i recetës elektronike pritet të shtrihet brenda vitit 2018 edhe në rajonet e Kukësit, Gjirokastrës, Sarandës, Tropojës dhe Lezhës, duke bërë të mundur që brenda vitit 2018 në të gjithë sistemin shëndetësor parësor të përdoret receta elektronike.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?